Sunday, October 17, 2010

Disa nga fotot e reja te Nora Istrefit ...









G-Bani, Biografi

Emri:Arban Perlala
Datelindja:7 korrik 1981
Vendlindja:Puke
Vendbanimi:Athine
Horoskopi:Gaforrja
Nr. kembes:44
Shenja te vecanta:Tatuazhe me shumice
Emri i tij G-Bani vjen nga shkronja “G” qe ne anglisht eshte iniciali i fjales Gold qe do te thote AR & BANI qe eshte shkurtimi i emrit te tij Arban.
G-Banit nuk i pelqen ta therrasin HIPOPIST (sic e quajn veten nje pjese e madhe e adoleshenteve ketu ne Shqiperi) por REPIST sepse ai ben muzike RAP dhe jo HIP-HOP

Saturday, October 16, 2010

Big Mama si Rihana

Menjëherë pas kthimit të saj nga Turqia, këngëtarja ka udhëtuar drejt Kosovës për të  realizuar një ndryshim të ri në look dhe atë e ka realizuar në studion e ondulimit tek Arta & Kaci. Ndryshimi që  shihet tek Bigi tregon se ajo përveçse është bërë një bionde e theksuar,  ka prerë flokët në anën e djathtë duke thyer edhe njëherë  monotoninë e flokëve të gjata dhe ballukeve në estradë, model të cilin e praktikoi edhe Zanfina Ismaili para disa muajve por me ngjyrë tjetër e jo si bionde. Treguam që këngëtarja është në fazën e realizimit të disa këngëve të reja në Turqi, ndërsa klipin  ajo ka menduar që ta bëjë në Maqedoni për shkak të kostos më të ulët financiare. Prerja e flokëve të saj në këtë stil edhe një herë na e rikujton këngëtaren amerikane Rihanna nga e cila janë frymëzuar edhe disa këngëtare shqiptare.

Genta Ismajli, S’më tremb presioni i RTK, do bëj klipe edhe më hot

Është e kërkuar gjithandej nëpër koncerte. Ka shënuar suksese kudo ku ka kënduar dhe është artistja më e preferuar nga fansat në rrjetin social facebook.com.

Këngëtarja Genta Ismajli me dashamirësinë që asnjëherë nuk i ka munguar, tregon sot në këtë intervistë për “Bluetooth”, pushimet e saj familjare gjatë kësaj vere, impresionet e koncerteve të shumta verore, planet më të afërta në muzikë si dhe statusin e saj aktual në dashuri… Gjithashtu ajo i kthen për herë të parë përgjigje akuzave që i kanë bërë për kopje…Përfshihuni dhe ju në këtë intervistë ekskluzive të ‘uraganit’ të skenës shqiptare, Genta Ismajli…

Genta, së fundmi në Shqipëri është përfolur për censurimin e klipit tënd të fundit “Shkune Tune”, nga komisioni i Medias në Kosovë? Madje thuhet se është ndaluar transmetimi i këtij klipi gjatë ditës për shkak të skenave ‘hot’…Sa e vërtetë është kjo dhe ç’mund të na thuash më shumë në lidhje me këtë?
Radio-Televizioni 21 e transmeton çdo ditë klipin, ndërsa televizioni shtetëror nuk e transmeton duke qenë se klipi është shumë ‘hot’ sipas tyre, por unë gjithsesi shpresoj që ta transmetojnë së shpejti. Ua kam shpjeguar që unë jam veshur me rroba profesionale për balerinë, madje u kam thënë se ato veshje janë të globalizuara, vishen në të gjitha kompeticionet e kërcimit, dhe unë i kam veshur gjatë konkurrimit në “Dancing with the Stars Albania”, gjithashtu. Klipi për nga suksesi pati me miliona shikime që në ditët e para të transmetimit. Pastaj sa i përket klipeve ‘hot’, nuk jam e vetmja unë që kam bërë një të tillë, dhe plus kësaj nuk është hera e parë që unë dal e veshur me rroba të këtij stili…Tani besoj se u kuptuam ku qëndron problemi apo jo…? Pavarësisht kësaj, unë kam për të punuar gjithmonë e më shumë për fansat e mi, dhe për krejt shqiptarinë, të cilët asnjëherë s’kam për t’i zhgënjyer. Kam shumë dashuri për të dhënë, si dhe risi në këngë e klipe për të dhuruar. Nuk do të thotë që unë do të ndalem, edhe pse është ndaluar klipi, tani do të punoj me më shumë kualitet dhe skena hot…
Veç kësaj të kanë akuzuar edhe për kopje të këngëtareve Beyonce, Ciara dhe Lady GaGa në këtë klip. Po për këtë ke ndonjë koment për të bërë?
Po, si jo…Nuk e dija që më kishin akuzuar për ‘kopje’ tek po këto këngëtare, të cilat përveçse ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën si në lëvizje, në mënyrën e të kënduarit, apo në garderobë, janë edhe ‘trend’ i momentit. Andaj dëshiroj të sqaroj se unë do t’i mbetem besnike asaj çka është në ‘trend’ dhe asaj çka pëlqehet dhe nuk mund të largohem unë krejt e vetme prej asaj që preferohet… Ndërsa tani po e tregoj që kënga më del nga thellësia e shpirtit tim bashkë me lëvizjet dhe performancat e mia skenike dhe më vjen sinqerisht shumë keq për ata që nuk e kanë vënë re këtë gjë tek unë, sepse ata që duan të dinë për mua më ndjekin dhe e njohin shumë mirë këtë anë timen. Kurse sa i përket garderobës mundem që të kem ndonjë veshje si të Beyonces ose të të tjerave kur më pëlqen ndonjë fustan ose bluzë e tyre, shumë thjesht shkoj e marr të njëjtën. Asgjë të keqe s’ka kjo…
Cilin prej yjeve botërorë ke si shembull në karrierën tënde?
Michael Jacksonin e kam pasur gjithmonë dhe e kam model në karrierën time. Inspirohem shumë prej tij.
Po nga femrat?
Mariah Carey, Alicia Keys, Beyonce…
A ndikohesh ndopak nga ato në performancat dhe daljet e tua publike?
E ceka edhe më lart, që në skenë është vetëm Genta Ismajli. Përndryshe nuk do të kishte sukses performanca. Ti Eri besoj se e kupton mirë këtë gjë, apo jo? (qesh)
Ndërkaq sapo ke mbyllur me sukses një tur të gjatë koncertesh të mbajtura gjatë kësaj vere. Në cilin vend je ndjerë më mirë?
Në të gjitha vendet ku jam ballë për ballë me publikun unë ndihem shumë mirë, andaj nuk mundem ta ndaj as publikun, po as vendet ku kam mbajtur koncerte.
Ku i ke kaluar pushimet gjatë kësaj vere?
Pushimet i kam kaluar në Ulqin me familjen time.
Po me shoqërinë nuk ke pushuar?
Me shoqërinë pushova përpara se të fillonte mirë sezoni veror, në Dhërmi.
A është Genta aktualisht e dashuruar?
Jo.
Domethënë je ende në kërkim?
(qesh) Në kërkim, po kjo varet edhe se si çohem në mëngjes, po ‘yes’ duke kërkuar jam… (qesh)
Po për lidhjen tënde me Noizyn të komentuar shumë gjithashtu në Shqipëri, ç’mund të na thuash?
E dini dhe ju vetë që unë nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk kam për të pasur ndonjëherë lidhje me Noizy-n, përveç se jemi kolegë dhe miq të mirë, thjesht kaq.
Cila mendoni se është mosha ideale për t’u martuar një femër?
Në moshën 27-vjeçare.
Si do ta përshkruanit mashkullin ideal?
E rëndësishme për mua mbi të gjitha është që të ketë respekt për veten, për partneren, pastaj edhe morali.
Çfarë natyre është Genta në familje?
Jam tip që bëj shumë për familjen. Megjithatë, për këtë pyetje më mirë mund të flasë familja ime.
Cilat janë planet e tua më të afërta në muzikë?
Planifikoj të nxjerr këngë të reja dhe jam duke punuar fort për to aktualisht, plus kësaj dëshiroj të nxjerr albumin.
Së fundmi, jo pak e komentuar ka qenë edhe motra juaj Mani në show-biznesin shqiptar…Dëshiron që edhe ajo të bëhet këngëtare?
(qesh) Ok, Mani tani është në Amerikë, duke ndjekur shkollën dhe mos kini frikë, se nuk do të bëhet këngëtare. (qesh) Është sportiste shumë e mirë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka vesh për muzikë. Nuk e di se ku e lexova edhe unë këtë, që do të bëj duet me Manin, por nuk është e vërtetë, duke qenë se më kanë pyetur edhe shumë njerëz.
Kur ke në plan që t’u rikthehesh kompeticioneve?
Nuk jam larguar nga ato, madje aktualisht jam duke punuar për diçka tjetër të re.
Sapo mbyllëm muajin e Ramazanit, ju agjëruat ndonjë ditë?
Duke qenë se kam qenë tërë kohën në rrugë, ‘nonstop’ me koncerte, nuk kam mundur të agjëroj, me përjashtim të Natës së Madhe (Natës së Kadrit), në të cilën kam agjëruar dhe kam shkuar edhe në xhami.
Jeni besimtare e devotshme?
Besoj shumë në Zot.

Leonora Jakupi do te shkruaj nje liber

Që në muzikë ka pasur gjithmonë xhelozi dhe intriga, para disa dite këtë gjë e shfaqën në ekranet televizive dy këngëtaret e njohura Rezarta Shkurta dhe Big Mama. Por që të mos ngelet me kaq, një tjetër rrëfim, dëshiron të sjell edhe këngëtarja kosovare Leonora Jakupi. Pak më ndryshe nga ato dy tjerat, Leonora mendon që gjithë ngjarjen t’a përshkruajë në një libër. Leonora Jakupi, për herë të parë zbulon se ka menduar që një ditë, kur do ta lërë muzikën, të krijojë një libër. “Kam shumë sekrete për të thënë. Do të jetë një mini-autobiografi imja për të treguar çfarë ka ndodhur brenda këtyre viteve në jetën time”, ka thënë ajo për mediat kosovare. “Mbase në libër do të tregoj për secilin kush çfarë është”, pohon Leonora për herë të parë para mediave këtë ëndërr, që pret ta bëjë realitet. “Kam pasur edhe pengesa në rrugën time. Këto peripeci më shtyjnë që t’u ndihmoj të rinjve që kanë talent. Të paktën, përkrahje morale apo një fjalë goje, që mund të të ndihmojë shumë. As këto nuk i kam pasur asokohe, sinqerisht. Shumë pak veta më kanë përkrahur”. Ajo nuk lë pa përmendur Aida Barakun, e cila e ka përkrahur publikisht në çastin më të vështirë për të. “Asokohe ka qenë vështirë të depërtohet. Përveç 2-3 produksioneve muzikore, në vitet e 90-ta nuk ke pasur rrugë tjetër me rastin e vitit të ri. “Ka pasur edhe kolegë të tillë që kanë thënë se nëse vjen Leonora, unë nuk vij. Këto janë gjëra që po i përmend për herë të parë në jetën time”, përfundon këngëtarja.

Ermal Fejzullahu duet me Leonora Jakupin

Gjate nje interviste te dhene gazetes panorama Ermali eshte shprehur se do kem nje duet me Leonora Jakupin.  Unë mundohem gjithmonë t’u përshtatem kërkesave të publikut. Besoj që pas një kohe do të realizoj një këngë duet me këngëtaren e njohur Leonora Jakupi..

Rozana Radi në garë me Çiljetën!

Këngëtarja e suksesshme Rozana Radi zgjidhet imazh i një kompanie të njohur birre në vend. Më e hijshme se kurrë, me gjoksin tejet provokues tashmë, Rozana vjen për t’i provokuar të gjithë.

Përzgjedhja e saj mes shumë femrave të bukura e të njohura gjithashtu, duket se i ka kushtuar pak si shumë kompanisë. Rozana bëhet tashmë këngëtarja e dytë që përdoret si imazh i një birre. Më parë e ka provuar kolegia e saj, Çiljeta Xhilaga, e cila dhe vijon të jetë imazh i një birre.

Secila prej kompanive do të dalë më e fituar, këtë do të na duhet shiko-jmë në fund të vitit, kur të bëhen dhe bilancet e shitjeve.