Saturday, October 16, 2010
Big Mama si Rihana
Menjëherë pas kthimit të saj nga Turqia, këngëtarja ka udhëtuar drejt Kosovës për të realizuar një ndryshim të ri në look dhe atë e ka realizuar në studion e ondulimit tek Arta & Kaci. Ndryshimi që shihet tek Bigi tregon se ajo përveçse është bërë një bionde e theksuar, ka prerë flokët në anën e djathtë duke thyer edhe njëherë monotoninë e flokëve të gjata dhe ballukeve në estradë, model të cilin e praktikoi edhe Zanfina Ismaili para disa muajve por me ngjyrë tjetër e jo si bionde. Treguam që këngëtarja është në fazën e realizimit të disa këngëve të reja në Turqi, ndërsa klipin ajo ka menduar që ta bëjë në Maqedoni për shkak të kostos më të ulët financiare. Prerja e flokëve të saj në këtë stil edhe një herë na e rikujton këngëtaren amerikane Rihanna nga e cila janë frymëzuar edhe disa këngëtare shqiptare.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment